Kina thellon krijimin e risive në sektorin e shërbimeve

Azia

Kina thellon krijimin e risive në sektorin e shërbimeve

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 23:25
Pekin

Kohët e fundit Këshilli i Shtetit i Kinës miratoi zyrtarisht “Projektin e përgjithshëm pilot mbi thellimin e zhvillimit të risive në tregtinë e shërbimeve, raportoi CRI-ja.

Sipas projektit, në Pekin, Tianjin, Shangai dhe Xiongan të provincës Hebei do të krijohen disa pika pilot të thellimit të risive në tregtinë e shërbimeve.

Drejtori i Tregtisë së Shërbimeve në Ministrinë e Tregtisë të Kinës Xian Guoyi u shpreh se këto pika do të fokusohen tek zgjerimi i hapjes ndaj botës së jashtme, përmirësimi i sistemit të politikave etj. Një gjë e tillë do të jetë në favor të forcimit të epërsive konkurruese të ekonomisë së hapur të Kinës.

“Tani epërsitë konkurruese të ekonomive të zhvilluara po zgjerohen drejt sektorit të shërbimeve. Përqindja e tregtisë së shërbimeve në vëllimin e përgjithshëm të tregtisë po ngrihet vazhdimisht.

Sa i përket Kinës, me shpejtimin e pjesëmarrjes së saj në globalizimin ekonomik dhe të nxitjes së këtij procesi, tregtia e shërbimeve po zë një vend më të rëndësishëm në tregtinë e jashtme të Kinës dhe në vendin e Kinës në zinxhirin global të vlerës. Vëllimi i tregtisë së shërbimeve të Kinës zë tani vendin e dytë të botës, por, në përgjithësi, tregtia kineze e shërbimeve ka bazë të dobët dhe përvojë të paktë, sepse zhvillimi i kësaj sektori në Kinë ka nisur më vonë. Prandaj cilësia, struktura dhe efektiviteti i tregtisë së shërbimeve ende duhet të përmirësohet,” vuri në dukje Xian Guoyi.

Në shkurt të vitit 2016, Këshilli i Shtetit miratoi krijimin e pikave pilot të risive në tregtinë e shërbimeve në 15 zona, duke përfshirë Tianjin-in, Shangain etj. Gjatë këtyre dy vjetëve është fituar përvojë në 29 drejtime dhe aktualisht kjo përvojë po promovohet në mbarë Kinën. Në këto zona pilot shpejtësia e rritjes së import-eksportit në sektorin e shërbimeve e kalon mesataren e mbarë vendit. Njëkohësisht, nën drejtimin e pikave pilot, eksporti i shërbimeve i mbarë vendit është rritur shpejt.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar eksporti i shërbimeve në Kinë u rrit me 8.9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, duke shënuar rritjen më të lartë pas vitit 2012. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat