Talibanët refuzojnë zgjatjen e armëpushimit në Afganistan - Bota Sot
Talibanët refuzojnë zgjatjen e armëpushimit në Afganistan

Azia

E premte, 20 korrik 2018

Talibanët refuzojnë zgjatjen e armëpushimit në Afganistan

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 08:34
Pamje të talibanëve.

Talibanët kanë kundërshtuar zgjatjen e armëpushimit përtej mbrëmjes të së dielës, duke zvogëluar shpresat për paqe, pas momenteve të qeta gjatë festës së Bajramit në Afganistan.

Ky njoftim ka ardhur pasi një sulm vetëvrasës të dielën ka lënë të vdekur të paktën 18 persona në lindje të shtetit.

Zëdhënësi i presidentit afgan, Ashraf Ghani ka njoftuar përmes një postimi në Twitter, se Kabuli ka zgjatur armëpushimin me talibanët për 10 ditë, mirëpo forcat e sigurisë do të mbrojnë veten nëse sulmohen.

Lideri afgan po ashtu ka kërkuar nga grupi militant të ndalojë armiqësitë, mirëpo talibanët kanë thënë se luftimet do të fillojnë sërish.

“Armëpushimi përfundon sonte dhe me vullnetin e Zotit, luftimet do të nisin sërish. Nuk kemi pse ta zgjasim armëpushimin”, ka deklaruar zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, për agjencinë e lajmeve AFP.

Ky njoftim ka rritur shqetësimet mes afganëve, të cilët mendojnë se talibanët kanë shfrytëzuar armëpushimin për të depërtuar brenda qyteteve, përfshirë Kabulin.

Përgjegjësi për shëndetësi në atë zonë, Najibullah Kamawal, ka thënë se 18 persona kanë vdekur dhe 49 të tjerë janë plagosur në sulmin e së dielës.

Ditën e shtunë, një tjetër sulm ka lënë të vdekur të paktën 36 persona dhe ka plagosur 65 të tjerë, ka njoftuar Kamawal.

Grupi militant, Shteti Islamik që nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes për armëpushuim ka pretenduar të ketë kryer dy sulmet vetëvrasëse brenda dy ditëve në provincën Nangarhar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test