Zonat ekonomike të Vietnamit nxisin protesta - Bota Sot
Zonat ekonomike të Vietnamit nxisin protesta

Azia

E shtunë, 23 qershor 2018

Zonat ekonomike të Vietnamit nxisin protesta

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 10:13
Vietnam

Protestuesit janë përleshur me policinë në Vietnam duke treguar pakënaqësinë e tyre kundër planeve për zona të reja ekonomike, të cilat mund të dominohen nga investitorë kinezë, transmeton BBC.

Policia është raportuar të ketë ndaluar dhjetëra persona në kryeqytetin, Hanoi dhe ka ndaluar protesta në qytete tjera.

Disa kanë bartuar postera kundër Kinës, duke përfshirë një në të cilin theksohej se “nuk japim tokë me qira për Kinën as edhe një ditë”.

Qeveria ka propozuar një ligj vitin e kaluar, i cili parasheh dhënie me qira të tokave vietnameze në periudhë kohore prej 99 vjetëve për investitorët e huaj.

Projektligji përfshin edhe kufizime më të pakta për këto investime, në tentim e sipër për të promovuar rritjen ekonomike në disa zona.

Protestuesit dyshojnë që qeveria komuniste do të shpërblejë investitorët kinezë në disa zonave ekomonike, të cilat më pas do të jenë si arsyetim i Kinës teksa merr kontrollin e ishullit Van Don, afër kufirit të tyre të përbashkët.

Kina dikur ka koloniuzar Vietnamin, të dy vendet janë përleshur në një luftë kufitare më pak se 40 vjet më parë derisa Vietnami kundërshton kontrollin kinez të një numri ishujsh në Detin e Kinës Jugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test