Mësoni pse në Korenë e Veriut populli e quan fshehtas Kim Jong-Un “vampiri i vogël”

Azia

Mësoni pse në Korenë e Veriut populli e quan fshehtas Kim Jong-Un “vampiri i vogël”

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 07:35
Kim Jong-un

Në Kore të Veriut, shtet ky ku lideri Kim Jong-un ka status pothuajse të barabartë me zotin, vënia në pikëpyetje e vendimeve, veprimeve dhe pretendimeve të tija është e paimagjinueshme për shumëkënd.

Banorët aty mësojnë qysh nga fëmijëria se ai është i gjithëdijshëm, ndërsa urdhërohen t’i raportojnë kundërshtarët, qofshin ata edhe anëtarë të familjes, shkruan BBC.

Me të folur haptas, tregtarja Sun Hui – që nuk është emri i saj i vërtetë – e di se po e vë jetën e saj në rrezik të madh.

“Kryesisht, njerëzit e kritikojnë Kim Jong-unin se është një afarist”, thotë ajo, duke e reflektuar pakënaqësinë e kudondodhur.  “Njerëzit thonë se ai sillet njësoj sikurse ne, por i merr paratë tona”.“Vocërraku” e përdor kokën për t’i thithur paratë tona si  vampir i vogël…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat