Sulm ajror në Siri, vriten dhe plagosen dhjetra vetë - Bota Sot
Sulm ajror në Siri, vriten dhe plagosen dhjetra vetë

Azia

E diel, 24 qershor 2018

Sulm ajror në Siri, vriten dhe plagosen dhjetra vetë

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:36
Siri

Një organizatë siriane thotë se një sulm ajror në një rajon nën kontrollin e rebelëve ka lënë të vrarë 35 persona dhe dhjetra të tjerë të plagosur, mes tyre fëmijë.

Organizata me bazë në Britani “Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut”, tha se sulmet ajrore patën në shënjestër fshatin Zardana, në provincën veriperëndimore të Idlibit.

Sulmet ajrore në Idlib nuk kanë qenë të zakonshme muajt e fundit.

Dhjetra mijëra sirianë të zhvendosur nga rajone të tjera të vendit, janë sistemuar në Idlib.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test