Jordani, kryeministri i ri do të pezullojë reformën fiskale - Bota Sot
Jordani, kryeministri i ri do të pezullojë reformën fiskale

Azia

E enjte, 16 gusht 2018

Jordani, kryeministri i ri do të pezullojë reformën fiskale

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 23:25
Omar Razzaz

Kryeministri i ri i Jordanisë Omar Razzaz tha sot se do të shfuqizojë një projekt-ligj të diskutueshëm lidhur me një taksë ndaj të ardhurave, që shkaktoi një javë protesta në vend.

"Është rënë dakort për një marrëveshje për të tërhequr projektligjin", tha zoti Razzaz gjatë një konference shtypi në Aman, pas takimit me ligjvënësit.

Mbreti Abdullah e emëroi zotin Razzaz, një anëtar i kabinetit qeverisës, si kryeministër të ri të vendit ditën e martë, pas dorëheqjes nga kjo detyrë të Hani Mulki-nit ditën e hënë në mesin e protestave masive në rrugë kundër masave shtrënguese të mbështetura prej tij.

Mijëra jordanezë të zemëruar dolën në rrugë për të kërkuar që qeveria të heqë dorë nga reformat jo-popullore, nxitur nga politikat e udhëhequra nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që ata pretendojnë se kanë shkatërruar standardet e jetesës.

Mjekë, avokatë e mësuesit organizuan një grevë në të gjithë vendin të mërkurën, të zemëruar me nivelin e lartë të papunësisë, varfërisë dhe rritjes së çmimeve.

Jordania ka fajësuar për problemet e saj ekonomike paqëndrueshmërinë në rajon dhe barrën e strehimit të qindra mijëra refugjatëve sirianë pa mbështetjen e duhur ndërkombëtare.

Institucionet ndërkombëtarë kanë nxitur reformat ekonomike për të ndihmuar në uljen e borxhit publik të Jordanisë, rezultat i një ekonomie të ngadaltë që lidhet me trazirat rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test