Shpërthim në Irak, 18 të vrarë

Azia

Shpërthim në Irak, 18 të vrarë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 12:15
Bagdad

Të paktën 18 persona janë vrarë dhe mbi 90 të tjerë janë plagosur në shpërthim që ka ndodhur në lagjen Sadr City në Bagdad, kanë bërë të ditur burime të policisë irakiane.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shpërthimi u ka shkaktua nga një detonim në municione të fshehura në një xhami.

Deri te shpërthimi ka ardhur gjatë bartjes së municionit në një veturë, e cila ishte e parkuar në afërsi, thonë burime policore.

Autoritetet irakiane nuk kanë dhënë më tepër detaje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat