Protesta masive kundër masave shtrënguese në Jordani

Azia

Protesta masive kundër masave shtrënguese në Jordani

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 06:20
Jordani

Disa mijëra jordanezë janë përfshirë në protestët më të madhe të organizuar ndonjëherë kundër masave shtrënguese të qeverisë, përfshirë rritjen e çmimeve dhe planet për rritjen e taksave.

Policia u përlesh me demonstruesit mbrëmë dhe përdori gaz lotsjellës për të mos lejuar që ata t’i afroheshin zyrave të kryeministrit. Protestuesit brohorisnin “Njerëzit duan të rrëzojnë qeverinë”.

Më herët të shtunën, Mbreti Abdullah II u takua me kryeministrin, ministrat e kabinetit dhe zyrtarë të lartë të sigurisë. Agjencia shtetërore e lajmeve, Petra, citoi mbretin sipas të cilit qytetarët e Jordanisë nuk duhet të mbajnë të vetëm barrën e reformave financiare.

Mbreti Abdullah është autoriteti më i lartë i vendit, por revolta publike kryesisht drejtohet kundër qeverisë së emëruar prej tij.

Organizmat ndërkombëtare kanë theksuar nevojën për reforma ekonomike për të ulur borxhin publik të Jordanisë, rezultat i amullisë ekonomike që lidhet me trazirat në rajon./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat