Gjysma e fëmijëve në Afganistan nuk ndjekin shkollën - Bota Sot
Gjysma e fëmijëve në Afganistan nuk ndjekin shkollën

Azia

E diel, 24 qershor 2018

Gjysma e fëmijëve në Afganistan nuk ndjekin shkollën

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 23:34
Afganistan

Pothuajse gjysma e fëmijëve në Afganistan nuk ndjekin shkollën për shkak të luftës, varfërisë apo për disa arsye të tjera, sipas një raporti të ri.

Në raportin e Ministrisë së Arsimit të Afganistanit dhe Agjencisë së OKB-së për fëmijë UNICEF thuhet se 3.7 milionë, ose 44 për qind të fëmijëve të moshës shkollore nuk shkojnë në shkollë.

Hulumtimi ka treguar se vajzat përbëjnë 60 për qind të numrit të përgjithshëm të fëmijëve që janë të privuar nga arsimi.

Talibanët kanë zënë disa zona në Afganistan gjatë disa viteve të fundit, ndërsa qeveria amerikane ka mbështetur përpjekjet për të luftuar rebelimin.

Kriza afatgjatë financiare, e përkeqësuar më tej nga korrupsioni i përhapur, e bëri më të vështirë për qeveritë që të zgjerojnë qasjen në arsim.

Shumë familje vuajnë nga varfëria, derisa edukimi i vajzave është i ndaluar në zonat e kontrolluara nga talebanët, transmeton AP.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test