Gjysma e totalit të fëmijëve në Afganistan, nuk shkojnë në shkollë - Bota Sot
Gjysma e totalit të fëmijëve në Afganistan, nuk shkojnë në shkollë

Azia

E shtunë, 23 qershor 2018

Gjysma e totalit të fëmijëve në Afganistan, nuk shkojnë në shkollë

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 09:55
Afganistan

Rreth 3.7 milionë fëmijë në Afganistan, e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë, për shkak të konfliktit të vazhdueshëm, varfërisë, diskriminimit ndaj vvajzave, raporton UNICEF.

Në bazë të këtij raporti, shënohet rritja më e madhe e mos shkuarjes në shkollë që nga viti 2002, duke bërë thirrje kështu për angazhim të madh të qeverisë afgane dhe shoqërisë civile.

“Tani është koha për një përkushtim më të madh, për t’ju mundësuar vajzave dhe djemve mësim të barabartë, atyre u duhet progress në jetën e tyre”, tha përfaqësuesi I UNICEF në Afganistan, Adele Kodr.

Raporti përfshin diskriminimin ndaj vajzave, që përbën 60 për qind prej tyre që iu është mohuar mësimi në shkolla.

Në disa province, më shumë se 85 për qind të vajzave nuk shkojnë në shkollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test