Kirgizi: Një person kindapon nusen dhe e vret

Azia

Kirgizi: Një person kindapon nusen dhe e vret

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 12:46
Ilustrim

Ministria e Brendshme e Kirgizisë tha se policia do të dënojë vrasësin brutal të 20 vjecares që ishte kindapuar si shkak i traditës së kindapimit të nuseve.

Ministri i Brendshëm Kashkar Junushaliev po merret drejtëpërsëdrejti me këtë cështje, për shkak se pas ndalimit nga policia kishte ndodhur edhe vrasja. Hetuesit kishin lënë viktimën dhe vrasësin ne një dhomë për arsye të panjohura.

“Sot ose nesër, si rezultat i hetimeve të brendshme, zyrtarët që janë treguar neglizhencë, do të mbajnë përgjegjësi”, tha ministri. Prokurorët e Kirgizisë kanë hapur hetime mbi këtë vrasje, ndërkaq 29 vjecari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është horpitalizuar për shkak të plagosjes së vetvetes, thanë zyrtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat