Lindje e Mesme, izraelitët vrasin infermieren vullnetare palestineze

Azia

Lindje e Mesme, izraelitët vrasin infermieren vullnetare palestineze

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 08:45
Lindje e Mesme

Forcat izraelite kanë vrarë një infermiere palestineze këtë të premte, teksa ajo përpiqej të ndihmonte një protestues të plagosur në kufirin mes Rripit të Gazës dhe vendit hebre.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë palestinezë të shëndetësisë dhe dëshmitarë, ndërsa Izraeli është justifikuar me faktin se militantët kishin sulmuar forcat hebreje me të shtëna armësh dhe një granatë.

Vdekja e Razan Al-Najar e çon në 119 numrin e palestinezëve të vrarë gjatë demonstratave të përjavshme të nisur prej 30 marsit në Rripin e Gazës, një enklavë palestineze e kontrolluar nga grupi islamik i Hamasit, e prej kohësh subjekt i embargove dhe bllokadave nga Izraeli e Egjipti.

Najar, një infermiere vullnetare 21-vjeçare, u qëllua teksa vraponte drejt gardheve kufitare, në lindje të qytetit jugor të Gazës, Khan Younis, në përpjekje për t’i dhënë ndihmë një të plagosuri.

Edhe pse e veshur me uniformë të bardhë dhe “pavarësisht se ngriti duart qartësisht lart”, sipas një dëshmitari, ushtarët izraelitë qëlluan ndaj saj duke e goditur në gjoks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat