Netanyahu lavdëron iranianët

Azia

Netanyahu lavdëron iranianët

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 22:39
Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar në internet një video ku ai lavdëron iranianët, në atë që duket si përpjekja e fundit për të rigjallëruar një miqësi historike me popullin iranian, ndërsa sfidon dhe kritikon sundimtarët islamikë të atij vendi.

Në videon prej 80 sekondash të postuar në median sociale të kryeministrit izraelit të enjten, zoti Netanyahu thotë se iranianët janë mes “njerëzve më të talentuar dhe më të suksesshëm” në botë. Zoti Netanyahu po ashtu akuzon diktatorët iranianë për plaçkitje të pasurisë kombëtare dhe duke përdorur miliarda dollarë për programin bëthramor, me synimin për përhapur terror në mbarë botën dhe agresion në mbarë Lindjen e Mesme.

Irani e hedh poshtë akuzën e izraelitëve, se po kërkon të zhvillojë armë bërthamore dhe thotë se është viktimë dhe nuk ka synime terroriste në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat