Kryeministri i Indisë pranon sfidën në fitnes

Azia

Kryeministri i Indisë pranon sfidën në fitnes

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:28
Narendra Modi

Twitteri në Indi ka “eksploduar” nga videot fitnes, të cilat i bëjnë zyrtarët dhe sportistët.

E tëra nisi me ministrin e Sportit Rajavardan Ratore, i cili vendosi një video në të cilën bënte ushtrime dhe kërkoi nga njerëzit që t’i bashkëngjiten në sfidën e fitnesit.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se së shpejti do të postojë videon e tij, transmeton BBC.

Edhe disa ministra pranuan sfidën, përfshirë edhe ministrin e Punëve të Brendshme Kiren Rijija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat