Lini Puthussery, infermierja heroine e Indisë e cila vdiq në betejën me virusin Nipah

Azia

Lini Puthussery, infermierja heroine e Indisë e cila vdiq në betejën me virusin Nipah

Më: 23 maj 2018 Në ora: 00:05
Lini Puthussery

"Unë nuk mendoj se do të jem në gjendje t'ju shoh përsëri”, i kishte shkruar ajo bashkëshortit ë saj, duke I treguar se ishte infektuar me virusin Nepah dhe se nuk do të ktheje në shtëpi.

Lini Puthussery, një infermiere 28-vjeçare, e shkroi këtë shënim tek burri i saj ndërsa po vdiste nga virusi vdekjeprurës Nipah të hënën në shtetin jugor të Kerala të Indisë. Ajo ka dy djem, të moshës pesë dhe dy vjeç.

Të paktën nëntë persona të tjerë kanë vdekur në shpërthimin në Kozhikode, më parë Calicut.

Dy të tjerë që kanë testuar pozitive për virusin, janë shumë të sëmurë. Rreth 40 vetë janë vënë në karantinë pas vdekjes.

Autoritetet shëndetësore në të gjithë Kerala kanë qenë në gatishmëri, ngritjen e kampeve mjekësore dhe një dhomë kontrolli për të trajtuar situatën, raporton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat