Deficiti tregtar, Kina pranon pikëpamjen amerikane - Bota Sot
Deficiti tregtar, Kina pranon pikëpamjen amerikane

Azia

E mërkurë, 22 gusht 2018

Deficiti tregtar, Kina pranon pikëpamjen amerikane

Më: 20 maj 2018 Në ora: 18:02
Ilustrim

Kina ra dakord që të blejë më shumë mallra dhe shërbime amerikane duke reduktuar pabarazinë tregtare mes dy vendeve dhe duke qetësuar frikën për një luftë tregtare.

Burime nga Uashingtoni thanë se kjo lëvizje do të reduktojë ndjeshëm deficitin e përvitshëm tregtar me kinës që arrin në 335 miliard dollarë. Por SHBA nuk dha shifra se sa do të jetë ky reduktim. Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve me zyrtarë kinezë në Uashington, shkruhet se palët ranë dakord që të rrisin ndjeshëm eksportet amerikane në bujqësi dhe energji.

Sipas deklaratës, kjo do të ndihmojë rritjen ekonomike dhe punësimin në SHBA. Dy vendet ranë gjithashtu dakord që të vazhdojë negociatat tregtare për të zgjidhur shqetësimet dypalëshe.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se kishte synim të arrinte një reduktim prej 200 miliard dollarësh të deficitit tregtar me Kinën, por një shifër e tillë nuk shkruhej askund në deklaratë.

Në të gjithashtu nuk thuhej nëse palët do të vonojnë ose shfuqizojnë tarifat që kanë lajmëruar mbi mallrat e njëra tjetrës.

Tarifat janë miratuar, por ende jo implementuar. Analistët thonë se pavarësisht shifrës, ndryshimi i qëndrimit kinez vjen si pasojë e këmbënguljes amerikane të udhëhequr nga Donald Trump që kërcënoi edhe me luftë tregtare. Pakkush është i gatshëm të pranojë arritjet e Trump në SHBA, por biznesmeni i shndërruar në presidentit duket se është i pari që e detyroi Kinën të pranojë qoftë tërthorazi se praktikat e saj tregtare nuk janë edhe të ndershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test