Sulm me bombë në një stadium në Afganistan, 8 të vdekur

Azia

Sulm me bombë në një stadium në Afganistan, 8 të vdekur

Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:45
Afganistan

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi mbi stadiumin e kriketit në qytetin Jalalabad të krahinës lindore të Afganistanit, Nangarhar.

Zëdhënësi i guvernatorit të krahinës Nangarhar, Attaullah Khogyani, tha për AA se tri bomba të ndara të vendosura në stadiumin e kriketit në Jalalabad, kanë shpërthyer gjatë ndeshjes së Ligës së Ramazanit, duke e aktivizuar prej largë me komandë.

Ai tha se kanë humbur jetën 8 persona, në mesin e të cilëve edhe lojtarë, ndërsa janë plagosur 45 të tjerë, raporton Anadolu Agency.

Khogyani theksoi se disa të plagosur janë në gjendje të rëndë.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush, ndërsa talebanët njoftuan se nuk kanë lidhje me sulmin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat