Rohani i bën thirrje botës myslimane të ndërpresë lidhjet me Izraelin - Bota Sot
Rohani i bën thirrje botës myslimane të ndërpresë lidhjet me Izraelin

Azia

E martë, 21 gusht 2018

Rohani i bën thirrje botës myslimane të ndërpresë lidhjet me Izraelin

Më: 19 maj 2018 Në ora: 10:43
Presidenti iranian, Hassan Rohani

Presidenti iranian, Hassan Rohani i ka bërë thirrje shteteve myslimane që të ndërpresë lidhjet me Izraelin dhe “rishikojnë” lidhjet e tyre tregtare dhe ekonomike me Shtetet e Bashkuara, pasi Uashingtoni zhvendosi ambasadën në Jerusalem këtë javë.

Në një samit të shteteve muslimane të mbajtur në Stamboll të Turqisë, Rohani tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump është “kërcënim i rrezikshëm” për paqen botërore dhe sigurinë.

SHBA së fundmi është tërhequr nga marrëveshja bërthamore në mes të Teheranit dhe fuqive botërore.

Rohani ka thënë se shtetet myslimane duke të “rishikojnë” lidhjet politike dhe ekonomike me Uashingtonin dhe i bëri thirrje botës myslimane të “ndërpresë lidhjet” me Izraelin dhe të bojkotojë tregtinë me ta.

“Nëse Izraeli përballet me një front të bashkuar të shteteve islamike, kurrë nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë me krimet”, ka thënë Rohani. Ai ka shtuar se “gjenerata e re e palestinezëve di për të drejtat e tyre dhe nuk ka synim që të tërhiqet apo të bëjë kompromis”.

Liderët myslimanë që morrën pjesë në samit, në përfundim të tij, lëshuan një deklaratë ku dënuan vrasjen e dhjetëra protestuesve palestinezë, në ditën e inaugurimit të ambasadës amerikane në Jerusalem, vendim të cilin e cilësuan si “provokim” ndaj gjithë botës islamike.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test