Koreja e Veriut rikthen retorikën e ashpër: Jugu, i paaftë e i pakumtimtë! - Bota Sot
Koreja e Veriut rikthen retorikën e ashpër: Jugu, i paaftë e i pakumtimtë!

Azia

E hënë, 18 qershor 2018

Koreja e Veriut rikthen retorikën e ashpër: Jugu, i paaftë e i pakumtimtë!

Më: 17 maj 2018 Në ora: 21:20
Koreja e Veriut

Koreja e Veriut mbetet e vendosur të mos rifillojë bisedimet me fqinjin jugor, derisa çështjet mes dy vendeve të zgjidhen.

Shefi negociator i vendit komunist i quajti autoritetet koreano-jugore si të paaftë dhe të pakuptimtë. Peniani shprehet i irrituar për vazhdimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Bisedimet e planifikuara mes presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un, janë vënë gjithashtu në dyshim. Koreja e Jugut ishte ofruar si ndërmjetësuese mes dy palëve, por tashmë, një gjë e tillë zor se do të realizohet pas deklaratës së Veriut komunist.

Kryenegociatori Ri Son-gëon riktheu gjuhën e urrejtjes që vendi i izoluar ka përdorur më herët, në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”. Ai kritikoi gjithashtu autoritetet e Jugut për lejimin e “llumit njerëzor”, një referencë që përdorin për dezertorët koreano-veriorë, të flisnin në Asamblenë Kombëtare në Seul.

Të martën, Koreja e Veriut u tërhoq nga një takim me fqinjin jugor të parashikuar për ditën pasardhëse, për shkak të irritimit në lidhje me fillimin e stërvitjes së përbashkët ushtarake SHBA-Kore e Jugut.

Më pas, vendi komunist publikoi edhe një deklaratë që theksonte se mund të tërhiqej edhe nga samiti me Shtetet e Bashkuara, nëse administrata e presidentit Trump këmbëngulte në dorëzimin e armëve bërthamore njëanshmërisht nga vendi i izoluar komunist.

Takimi historik mes Trumpit dhe Kimit pritet të mbahet në Singapor, më 12 qershor, e për këtë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha gjatë së mërkurës se SHBA-të mbeten ende në gatishmëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test