K.Jugore synon të jetë ndërmjetësuese mes Trumpit dhe Kimit

Azia

K.Jugore synon të jetë ndërmjetësuese mes Trumpit dhe Kimit

Më: 17 maj 2018 Në ora: 08:08
Lideri verikorean Kim Jong un,(majtas) dhe presidenti jugkorean, Moon Jae-in, foto nga arkivi.

Koreja Jugore ka njoftuar të enjten se synon të ketë rol ndërmjetësues në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, pasi Phenjani ka kërcënuar se do të largohet nga samiti i planifikuar në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit verikorean, Kim Jong Un më 12 qershor në Singapor.

Koreja Veriore ka thënë të mërkurën se mund të tërhiqet nga samiti nëse Uashingtoni vazhdon të kërkojë që në mënyrë të njëashme braktisjen e arsenalit bërthamor.

Një zyrtar i lartë jugkorean ka thënë se ose Qeveria ose presidenti Moon Jae-in kanë qëllim që të kenë “rolin e ndërmjetësuesit” në mes të dy vendeve.

Trump do të mirëpresë presidentin jugkorean, Moon Jae-in më 22 maj në Shtëpinë e Bardhë dhe të dy pritet të diskutojnë samitin SHBA-Kore Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat