BE i thotë Iranit se do të përpiqet të mbrojë kompanitë nga sanksionet e SHBA-së

Azia

BE i thotë Iranit se do të përpiqet të mbrojë kompanitë nga sanksionet e SHBA-së

Më: 15 maj 2018 Në ora: 23:03
Mohammad Javad Zarif dhe Federica Mogherini

Teheranit po i ipet garanci se qeveritë evropiane do të kërkojnë të mbrojnë kompanitë që bëjnë biznes në Iran nga sanksionet e ripërtërishme të SHBA-ve, ndërsa ministrat e jashtëm përgatiten të takohen në Bruksel për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore.

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, takoi Federica Mogherini, shefen e çështjeve të jashtme të BE-së, të martën në mëngjes dhe do të takohet në mbrëmje me ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar - tre nënshkruesit evropianë të marrëveshjes për armët bërthamore.

Irani dëshiron siguri se tregtia e BE me Iranin do të vazhdojë të rritet, pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur ta tërheqë SHBA-në nga marrëveshja bërthamore.

Zarif tha pas takimit të tij të parë se bisedimet ishin "duke ecur në drejtimin e duhur", duke shtuar se ishte "një takim i mirë dhe konstruktiv".

Kriza, potencialisht duket se është duke e zhytur SHBA-në dhe Evropën në një luftë sanksionimi dhe duke ngritur pyetje serioze mbi sovranitetin ekonomik evropian. Kjo pritet të diskutohet në një takim të krerëve të shteteve të BE-së edhe të mërkurën në Sofje, raporton "The Guardian".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat