Së paku 61 të vdekur në Indi nga stuhia e pluhurit

Azia

Së paku 61 të vdekur në Indi nga stuhia e pluhurit

Më: 14 maj 2018 Në ora: 10:49
Indi

Së paku 61 persona kanë vdekur nga stuhia e egër e pluhurit që ka kapluar katër shtete indiane që nga e shtuna e kaluar, përderisa po parashikohet përkeqësim i mëtutjeshëm i motit.

Erërat me shpejtësi të madhe si dhe bubullimat në shumë fshatra, kanë rrëzuar shtëpitë dhe kanë lëndë dhjetëra të lënduar.

Shteti verior Uttar Pradesh deri më tani ka numrin më të lartë të të vdekurve, 38 gjithsej.     

12 të vdekur janë në shtetin jugor të Andhra, 9 viktima janë shënuar në shtetin lindor Bengal, kurse në Delhi janë konfirmuar dy të vdekur, raporton BBC.

Të gjitha katër shtetet mbeten në shkallë të lartë rrezikshmërie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat