Dënohen me vdekje për shkak të terrorizmit

Azia

Dënohen me vdekje për shkak të terrorizmit

Më: 13 maj 2018 Në ora: 23:19
Iran

Një gjykatë iraniane dënoi tetë persona me vdekje për shkak të lidhjes me sulmet e Shtetit Islam vitin e kaluar.

Ata janë shpallur fajtorë për krime lufte pasi ndihmuan pesë ekstremistë të ISIS-it, të cilët sulmuan Parlamentin në Teheran, transmeton AP.

Në këto sulme në qershor të vitit të kaluar humbën jetën 18 njerëz dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën.

Forcat e sigurimit të Iranit me këtë rast vranë sulmuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat