Irakianët presin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare

Azia

Irakianët presin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:41
Irak

Irakianët po presin rezultatet e zgjedhjeve qëndrore që ishin kryesisht që qeta, por rezultuan me një kthesë të madhe të përcaktimit në mes të vendosjes së marrëdhënieve më të ngushta me Iranin apo Perëndimin.

Komisioni i zgjedhjeve më 12 maj shënoi 44.5 për qind të daljes së polullatës, që është shifër shumë e ulët se 60 për qind në zgjedhjet e kaluara. Rreth 22.5 milionë njerëz kanë të drejtë vote.

Autoritetet nuk kanë raportuar incidente, por banorët dhe disa zyrtarë deklaruan se dy grupe kurde kanë shkëmbyer zjarrë në një rajon.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që kur Bagdadi shpalli fitore nga Shteti Islamik, duke i larguar nga territory i tyre vitin e kaluar.

Rezultatet zyrtare pritet të dalin më 14 maj dhe kryeministri do të zgjidhjet me negociata për koalicion, procedurë që mund të shkojë me muaj të tërë.

Posti i kryeministrit është i rezervuar për komunitetin shi’itë, kryetari i Parlamentit do të jetë sunit dhe presidenca i takon kurdëve. Të gjitha postet zgjedhen nga Parlamenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat