Ministri i Jashtëm iranian viziton Kinën

Azia

Ministri i Jashtëm iranian viziton Kinën

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:00
Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif

Ministri i Jashtëm Iranian, Javad Zarif, është takuar më liderët kinezë në Bejing, për të diskutuar anulimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ministria e Jashtme e Kinës, deklaroi se më 13 maj Zarif do të “shpreh mendimet përballë partive relevante në zhvillimet e marrëveshjës bërthamore të Iranit”.

Një zëdhënës iranian tha se Zarif do të vizitojë edhe Moskën dhe Brukselin për të mbajtur takime rreth cështjes së njejtë.

Kina, Rusia, Franca, Gjermania, Rusia dhe Britania, bashkë me Shtetet e Bashkuara në vitin 2015, nënshkruan marrëveshjen që i mundësonte Teheranit lirim nga sanksionit dhe kthim në programin bërthamor.

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se Teheran është duke “dhunuar marrëveshjen” duke vazhduar të testojë armët raketore dhe duke mbështetur aktivitetet e militantëve në rajon”, duke e shtyrë atë të tërhiqet tërësisht nga marrëveshja.

Shtetet e tjera kanë kërkuar nga Uashingtoni që të mos tërhiqet nga marrëveshja.

Irani zyrtar ka deklaruar se programi bërthamor është vetëm për qëllime civile dhe kanë mohuar mbështjetjen e ekstremistëve në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat