“Fillon” lufta në Lindjen e Mesme. Izraeli bombardon infrastrukturën iraniane në Siri

Azia

“Fillon” lufta në Lindjen e Mesme. Izraeli bombardon infrastrukturën iraniane në Siri

Më: 10 maj 2018 Në ora: 08:15
20 raketa janë hedhur nga Garda Revolucionare e Iranit, mëngjesin e sotëm, dhe se disa prej tyre janë parandaluar nga caku.

(E plotësuar) - Izraeli njoftoi këtë të enjte se ka sulmuar thuajse të gjithë infrastrukturën ushtarake iraniane në Siri, pasi forcat iraniane lëshuan disa raketa në territorin e kontrolluar prej vendit hebre të Lartësive Golan, për herë të parë.

Kjo ishte “breshëria” më e rëndë izraelite në Siri që prej fillimit të luftës civile në vitin 2011, në të cilën iranianët, milicitë aleate shiite dhe ushtarët rusë kanë ofruar mbështetjen e tyre për presidentin Bashar al-Assad.

Ende nuk ka raporte për viktima në Siri. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman tha se raketat iraniane, ose nuk arritën në destinacionet e tyre, që ishin bazat ushtarake izraelite në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli, ose janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes antiajrore.

Pritshmëritë për një rritje të tensioneve në rajon, mes paralajmërimeve izraelite për vendosmëri në parandalimin e zgjatimeve ushtarake iraniane në Siri, u përflakën nga shpallja e presidentit amerikan Donald Trump, gjatë së martës, se ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Administrata “Trump” e përkufizoi pozicionin e saj kundër paktit, si kundërpërgjigje e nxitur pjesërisht nga ndërhyrjet ushtarake të Teheranit në rajon, duke përforcuar linjën e ashpër të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ndaj Iranit.

Sulmi në Lartësitë Golan, territor sirian i kontrolluar prej Izraelit, ishte “thjesht një tjetër demonstrim se regjimi iranian nuk mund të besohet, e një paralajmërim se presidenti mori vendimin e duhur për të dalë nga marrëveshja me Iranin”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë për shtypin, për “Fox News”.

Image

Irani sulmon Izraelin me 20 raketa

Ushtria izraelite tha se forcat iraniane lëshuan raketa drejt pizicioneve të saj në zonën e pushtuar të Ultësirës së Golanit. Izraeli bëri me dije se rreth 20 raketa u lëshuan nga roja revolucionare iraniane të enjten në mëngjes.

Disa prej tyre u rrëzuan në ajër, ndërsa të tjera goditën pozicionet e ushtrisë izraelite, por pa shkaktuar viktima. Episodi i fundit përforcon parashikimet e ekspertëve për një përballje të mundshme ushtarake mes Izraelit dhe Iranit, megjithëse ky i fundit mund të përdorë edhe grupet e armatosura e të financuara nga Teherani, si Hezbollahun.

Në fillim të javës, Izraeli tha se kishte vënë re aktivitet të çrregullt të ushtrisë iraniane në Siri. Për këtë arsye, forcat izraelite u vunë në gatishmëri në kufi dhe për herë të parë që prej fillimit të Luftës Civile në Siri, Izraeli hapi vendstrehimet për civilët. Ushtria izraelite gjithashtu tha se reagoi shumë ashpër pas raketave iraniane dhe bombardoi dhjetëra baza iraniane në Siri, në formë raprezalje.

Sipas Izraelit, u shkatërruan depo armësh, platforma raketash, sisteme radarësh dhe baza inteligjence. Si zakonisht, autoritetet siriane thanë se shumica e raketave izraelite u shkatërruan në ajër, por një apo dy mundën të godasin objektivat.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat