Historike në Malajzi, koalicioni qeverisës humb zgjedhjet pas rreth 60 vitesh

Azia

Historike në Malajzi, koalicioni qeverisës humb zgjedhjet pas rreth 60 vitesh

Më: 10 maj 2018 Në ora: 06:16
Mahathir Mohamad tashmë 92-vjeçar, mundi koalicionin qeverisës ‘Barisan Nasional’, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 60 vjetësh, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Britania.

Ish-Kryeministri malajzian Mahathir Mohamad ka shënuar një fitore historike në zgjedhjet e përgjithshme të vendit.

Komisioni Zgjedhor në Malajzi raporton se aleanca e opozitës së Mahathirit kishte fituar 115 vende në parlament, duke tejkaluar pragun e 112 vendeve të nevojshme për të formuar një qeveri.

Mahathir Mohamad tashmë 92-vjeçar, mundi koalicionin qeverisës ‘Barisan Nasional’, i cili ka qenë në pushtet për më shumë se 60 vjetësh, që kur vendi fitoi pavarësinë nga Britania.

Edhe vetë lideri i ri i Malajzisë, ka qenë pjesë e këtij koalicioni qeverisës deri në vitin 2016, kur u largua për të sfiduar liderin Najib Razak.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por të rivendosim sundimin e ligjit”, deklaroi Mahathiri pas zgjedhjeve, ndërsa tha se pret që të enjten të mbahet ceremonia e betimit të tij, që do ta shndërronte në udhëheqësin më të vjetën në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat