Presidenti iranian, Hassan Rohani deklaroi sonte se do të diskutojë sa më shpejtë me evropianët, kinezët dhe rusët për të parë nëse këta mund të garantojnë interesat e Iranit, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane.
Rohani gjatë një paraqitje në televizionin shtetëror iranian akuzoi presidentin amerikan, Donald Trump se po praktikon një luftë psikologjike.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore iraniane, që e cilësoi si shkatërrimtare, si dhe njoftoi rikthimin e sanksioneve kundër Teheranit.
“Njoftoj sot se SHBA-ja do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore iraniane”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë.