Vriten dy pilotë rusë nga rrëzimi i avionit në Siri

Azia

Vriten dy pilotë rusë nga rrëzimi i avionit në Siri

Më: 3 maj 2018 Në ora: 11:35
Siri

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se një avion i saj ushtarak u rrëzua të enjten në Siri, duke shkaktuar vdekjen e dy pilotëve në bord.

Avioni Sukhoi-30 u rrëzua shumë shpejt pas nisjes nga baza ajrore Hmeimim në provincën Latakia të Sirisë, tha ministria ruse dhe sqaroi se aeroplani nuk është qëlluar.

Disa agjenci ruse, duke cituar zyrtarë anonimë, thanë se hetimet e para tregojnë se incidenti mund të jetë shkaktuar nga një sulm i zogjve.

Rusia ka mbi 50 avionë luftarakë dhe helikopterë në Siri dhe një kontingjent të forcave tokësore, së bashku me një numër të konsulentëve dhe forcave speciale që veprojnë me ushtrinë siriane.

Rusia dhe Irani mbështesin qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në luftën civile të këtij vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat