Parlamenti armen voton sot për kryeministrin e ri

Azia

Parlamenti armen voton sot për kryeministrin e ri

Më: 1 maj 2018 Në ora: 11:00
Jerevan. 1 maj, 2018

Mijëra persona kanë dalë në rrugët e Jerevanit për të monitoruar votimin për kryeminstrin e ri në Parlament, pas paralajmërimeve të liderit të protestave, Nikol Pashinian se partia në pushtet mund të tentojë ta prishë procesin.

Pashinian, kandidati i vetëm për kryeministër, e ka akuzuar sot Partinë Republikane të ish-kryeministrit, Serzh Sarkisian se po tenton të pengojë seancën e sotme plenare, ku do të votohet për zgjedhjen e kryeministrit.

Pashinian, 42-vjeç tashmë ka siguruar mbështetjen e të gjitha fraksioneve opozitare në Parlament. Ai i ka bërë thirrje Partisë Republikane, që ka 58 ulëse në Parlament, që të mos “pengojë” kandidaturën e tij për kryeministër.

Mijëra armenë i janë përgjigjur thirrjes së Pashinian dhe kanë dalë në qendër të Jerevanit ku përmes monitorëve po përcjellin seancën plenare.

Serzh Sarkisina kishte dhënë dorëheqje pas protestave masive në Jerevan dhe qytete të tjera të Armenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat