Takimi historik në kufirin mes dy Koreve

Azia

Takimi historik në kufirin mes dy Koreve

Më: 26 prill 2018 Në ora: 08:35
Sipas raportimeve të fundit, presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in do ta takojë në kufi personalisht Kim Jong-un.

Kim Jong-un të premten do të bëhet lideri i parë i Koresë së Veriut i cili do ta prekë territorin e Koresë së Jugut që nga përfundimi i luftës së Koreve në vitin 1953.

Sipas raportimeve të fundit, presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in do ta takojë në kufi personalisht Kim Jong-un.

Takimi historik do të ketë në qendër deklarimet e fundit nga Koreja Veriore se do të heqin dorë nga armët nukleare, raporton BBC.

Deri te ky takim erdhi pas vitesh të tëra të tensioneve dhe marrëdhënieve aspak të mira. Megjithatë, Seuli ka paralajmëruar se nuk është e lehtë arritja e një marrëveshjeje me shtetin diktatorial, sa u përket armëve bërthamore.

Rojet e nderit të Koresë Jugore do të kryejnë ceremoninë e mikpritjes, në një kompleks në mes të dy shteteve ku nuk ka prani ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat