Irani refuzon propozimet e Trump dhe Macron për marrëveshjen nukleare

Azia

Irani refuzon propozimet e Trump dhe Macron për marrëveshjen nukleare

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:54
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka vënë në dyshim legjitimitetin e përpjekjeve të SHBA-ve dhe aleatëve të saj evropian për ndryshimin e marrëveshjes nukleare me këtë vend.

Lideri i SHBA-ve, Donald Trump dhe ai i Francës, Emmanuel Macron, ditën e martë kanë bërë të ditur se janë duke punuar në një marrëveshje të re që do të zgjerojë kushtet e marrëveshjes të 2015-ës.

Mirëpo Rouhani ka deklaruar se këto vende nuk kanë të drejtë që të ri-negociojnë një marrëveshje gjashtë palëshe. Ai gjithashtu e ka quajtur presidentin Donald Trump si jo të kualifikuar për të diskutuar çështjet globale.

Trump ka deklaruar se do të rivendosë sanksionet për Iranin, të cilat janë suspenduar me nënshkrimin e marrëveshjes me 12 maj, në qoftë se kongresi dhe fuqitë evropiane nuk i rregullojnë, siç i quajti, mangësitë katastrofike.

Pesë vendet tjera që janë pjesë e kësaj marrëveshje, Franca, Britania, Gjermania, Kina dhe Rusia, e shohin këtë si mënyrën më të mirë që të parandalojnë që Irani të zhvillojë armë nukleare dhe kanë kërkuar nga Trump që të mos vendosë sanksionet përderisa kanë premtuar se do t’i adresojnë shqetësimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat