Kishte ‘harruar’ të vdiste, ndahet nga jeta 117-vjeçarja

Azia

Kishte ‘harruar’ të vdiste, ndahet nga jeta 117-vjeçarja

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:42
Nabi Tajima

Pas 117 vitesh, 8 muajsh dhe 71 ditësh, ka ndalur së jetuari ajo që cilësohej si njeriu më i vjetëri i gjallë, japonezja Nabi Tajima.

Ajo mësohet se ka humbur jetën në një spital, në qytetin Kikai, të Kagoshimës, rreth orës 20 të ditës së djeshme.

Nabi Tajima ka lindur më 4 Gusht 1900 dhe kishte lënë mbi 160 pasardhës, duke arritur të njohë nipër e mbesa deri në brezin e pestë.

Tajima mori fronin e njeriut më të vjetër në tokë, pas vdekjes së xhamajkanes Violet Brown, shtatorin e vitit të kaluar.

Tashmë njeriu më i vjetër në tokë, është sërish një japoneze, që quhet Chiyo Yoshida, është 116 vjeç dhe për 120 ditë shkon 117.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat