Qëllohet ekipi fakt-mbledhës i OKB në Douma

Azia

Qëllohet ekipi fakt-mbledhës i OKB në Douma

Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:56
Douma

Një ekip i sigurisë i Kombeve të Bashkuara u qëllua me armë zjarri ndërsa po heton faktet në Douma të Sirisë, në vendin ky dyshohet se është kryer një sulm me armë kimike, njoftuan burime të Kombeve të Bashkuara për Zërin e Amerikës.

Sipas të njëjtave burime, asnjë prej anëtarëve të ekipit nuk u dëmtua dhe ata u kthyen në kryeqytetin Damask.

Inspektorët e Mbikëqyrësit Ndërkombëtar të Armëve Kimike janë ende në pritje për të hyrë në Douma, për të përcaktuar nëse në një sulm të këtij muaji, ku u vranë dhjetëra vetë, janë përdorur armë kimike.

Të martën pati paqartësi nëse ekipi i ekspertëve ndërkombëtarë kishte mbrritur në këtë zonë.

Televizioni shtetëror sirian dhe grupi i shpëtimit vullnetar i Helmetat e Bardhë thanë në deklarata të veçanta se ekipi fakt-mbledhës nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike kishte ardhur në Douma.

Por dje pasdite një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit i kundërshtoi këto njoftime.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre fajësojnë regjimin e Bashar al-Assadit për sulmin vdekjeprurës me armë kimike. Ndërkohë Rusia dhe Siria thanë se në Douma nuk ka patur asnjë sulm me armë kimike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat