Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë - Bota Sot
Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë

Azia

E mërkurë, 19 shtator 2018

Sulm vdekjeprurës kundër civilëve afganë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:21
Afganistan - foto arkivi

Së paku gjashtë civilë janë vrarë në provincën Ghor të Afganistanit, bënë të ditur zyrtarët afganë.

Iqbal Nezami, zëdhënës i policisë provinciale, tha se katër civilë të tjerë janë plagosur.

Të gjitha viktimat janë hazaras - pakicë shiite që sulmohet shpesh nga ekstremistët sunitë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por edhe talibanët, edhe militantët e Shtetit Islamik janë aktivë në provincën Ghor.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test