Familja e parë e myslimanëve Rohingya kthehet në Mianmar

Azia

Familja e parë e myslimanëve Rohingya kthehet në Mianmar

Më: 15 prill 2018 Në ora: 11:09
Mianmar

Mianmari ka thënë se ka riatdhesuar familjen e parë të refugjatëve Rohingya nga Bangladeshi, pavarësisht një paralajmërimi të Kombeve të Bashkuara se ende ka rrezik për kthim.

Rreth 700,000 myslimanë Rohingya kanë kaluar kufirin për t’u larguar nga fushata brutale ushtarake që ka filluar në gusht të vitit të kaluar.

Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Mianmarin për “spastrim etnik”.

Mianmari kundërshton një gjë të tillë.

Ky vend ka thënë se pesë anëtarë të një familje kanë arritur në “kampin e riatdhesimit” të shtunën dhe janë pajisur me dokumente.

Në rast se konfirmohet, këta përsona do të jenë myslimanët e parë Rohingya që kthehen në Mianmar prej fillimit të krizës.

Qeveria e Mianmarit ka thënë se është angazhuar sa i përket fushatës së justifikuar kundër militantëve Rohingya në shtetin Rakhine.

Më herët gjatë këtij muaji, shtatë ushtarë janë dënuar me burg për përfshirje në vrasjen e 10 burrave Rohingya.

Refugjatët që janë larguar nga ky shtet për në Bangladeshin fqinj kanë thënë se akte të tilla kanë qenë shumë të përhapura, duke përmendur vrasjet, dhunimet dhe djegien e vendbanimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat