Vijojnë trazirat në Rripin e Gazës, raportohen mbi 500 të plagosur

Azia

Vijojnë trazirat në Rripin e Gazës, raportohen mbi 500 të plagosur

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:35
Rripi i Gazës

Edhe gjatë së premtes kanë vazhduar trazirat në kufirin mes Gazës dhe Izraelit. Mbi 500 palestinezë kanë mbetur të plagosur në përballjen me ushtarët izraelitë, të cilët janë zotuar të mbrojnë kufirin.

Manifestimet, përmes të cilave palestinezët kërkojnë kthimin në tokat e pushtuara nga izraelitët, kanë hyrë në javën e tretë, ndërsa palestinezët janë përpjekur sërish të dëmtojnë kufirin që i ndan atë me Izraelin.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se shumica e njerëzve janë lënduar nga armët e zjarrit dhe gazi lotësjellës i përdorur nga trupat izraelite. Gjithashtu, një stacion mjekësor në Khan Junis është sulmuar me gaz teksa priste të lënduarit dhe 10 anëtarë të personelit mjekësor kanë marrë trajtime. Nga ana e saj, ushtria izraelite ka deklaruar se ka vepruar në bazë të të gjitha rregullave.

Ministria e Mbrojtjes së shtetit hebre ka nënvizuar se nuk do të lejojë në asnjë rrethanë dëmtimin e strukturës kufitare dhe ka paralajmëruar se të gjithë ata që do të përpiqen ta bëjnë këtë do të qëllohen. Në tërësi janë 34 palestinezët e vrarë në aktet e dhunës që shpërthyen në Gaza që prej 30 Marsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat