Indi, protesta masive pas përdhunimit e vrasjes së një 8-vjeçareje

Azia

Indi, protesta masive pas përdhunimit e vrasjes së një 8-vjeçareje

Më: 13 prill 2018 Në ora: 21:44
Indi

Përdhunimi brutal nga një bandë dhe vrasja më pas e një vajze tetëvjeçare ka shkaktuar zemërim dhe protesta në të gjithë Indinë.

Trupi i Asifa Bano, i cili i përkiste një fisi nomad musliman, u gjet në një pyll më 17 janar të këtij viti pranë qytetit Kathua në Indi.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 4 efektivë policie, një ish drejtues lokal dhe një minoren, të gjithë anëtarë të një komuniteti Hindu që ishte përfshirë më parë në një konflikt për pronësinë e një toke me komunitetin mysliman në Kathua të Indisë.

Por çështja ka shkaktuar akoma edhe më tepër irritim në të gjithë Indinë pasi një grup anëtarësh të komunitetit hindu protestuan kundër arrestimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat