Në Kinë lind foshnja 4 vjet pas vdekjes së prindërve

Azia

Në Kinë lind foshnja 4 vjet pas vdekjes së prindërve

Më: 12 prill 2018 Në ora: 11:17
Foto

Nëna surrogate nga Kina ka sjell në jetë foshnjën, plot katër vite pasi që prindërit e tij ndërruan jetë në një aksident me makinë.

Çifti, që humbi jetën në vitin 2013, kishte ngrirë disa embrione me shpresën për të pasur një fëmijë përmes metodës “IVF”, apo fekondimit ‘invitro’.

Pas aksidentit, prindërit e tyre luftuan në një betejë ligjore, në mënyrë që t’iu lejohej përdorimi i embrioneve.

Djali, i lindur nga nëna surrogate nga Laosi, është sjellë në jetë në muajin dhjetor, ndërsa media kineze “Beijing News” e raportoi lajmin vetëm gjatë kësaj jave. Gazeta shpjegon sesi mungesa e një precedenti të ngjashëm të këtij lloji detyroi prindërit e çiftit të ndjerë të zvarriteshin mes betejave ligjore, derisa të mund të garantohej procedimi i mëtejshëm i transferimit të embrioneve.

Në momentin e aksidentit, embrionet ishin ruajtur në një spital të Nanjingut, të ngrira në minus 196 gradë Celsius brenda një rezervuar azoti të lëngshëm. Një gjykatë iu dha 4 prindërve (gjyshërve) të drejtën për të fertilizuar vezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat