Netanyahu anulon marrëveshjen me OKB-në për zhvendosjen e migrantëve afrikanë

Azia

Netanyahu anulon marrëveshjen me OKB-në për zhvendosjen e migrantëve afrikanë

Më: 3 prill 2018 Në ora: 14:11
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë të martën se ka anuluar marrëveshjen me agjencinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara për të zhvendosur mijëra migrantë afrikanë, raporton Reuters.

Disa orë pas njoftimit të së hënës për arritjen e marrëveshjes, e cila do t’iu garantonte mijëra migrantëve të tjerë të drejtën për të qëndruar në Izrael, Netanyahu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai është duke pezulluar zbatimin e së njëjtës deri në rishikimin e rradhës.

Netanyahu më pas ka njoftuar për vendimin e tij edhe gjatë një takimi me përfaqësuesit e banorëve në jug të Tel Avivit, një zonë e varfër që ka tërhequr komunitetin më të madh të migrantëve, ndonëse shumë banorë duan që afrikanët të largohen nga ajo zonë.

“Kam dëgjuar me kujdes shumë komente lidhur me marrëveshjen. Si rezultat, pasi kam analizuar përparësitë dhe mangësitë, kam vendosur të anulojë marrëveshjen”, është cituar të ketë thënë Netanyahu sipas një deklarate nga zyra e tij.

Fati i rreth 37,000 afrikanëve në Izrael përbën dilemë morale për shtetin që hebrenjtë e konsiderojnë shtëpi.

Bazuar në marrëveshje me agjencinë e refugjatëve të OKB-së që Netanyahu e ka miratuar të hënën, rreth 16,250 migratë afrikanë, shumica prej tyre nga Eritrea dhe Sudani do të duhej të shpërnguleshin në kombet Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat