SHBA dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të rifillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake për të dielën e Pashkëve.
“Ushtrimet pritet të fillojnë më 1 prill dhe do të jenë të një shkalle të ngjashme me ato të viteve të kaluara ", thuhet në një deklaratë të ushtrisë amerikane.
Por, Koreja e Veriut e sheh këtë stërvitje si një provë për pushtim.
"Ushtrimet tona të kombinuara janë të orientuara në mbrojtje dhe nuk ka arsye për Korenë e Veriut për t'i parë ato si provokim", tha në një deklaratë të veçantë nënkoloneli Christopher Logan, një zëdhënës i Pentagonit.
Pentagoni tha se ushtria e Koresë së Veriut ishte njoftuar për orarin e ushtrimeve nga Komanda e Kombeve të Bashkuara.