Zjarr në një hotel në Filipine, 4 të vdekur

Azia

Zjarr në një hotel në Filipine, 4 të vdekur

Më: 18 mars 2018 Në ora: 13:09
ilustrim

Policia bëri të ditur se ende nuk dihet nëse zjarri, mbi të cilin edhe pas pesë orëve nuk është vënë nën kontroll, shpërtheu në kazinon ose në pjesën e hotelit që është duke u rinovuar

Gjatë zjarrit që përfshiu një hotel dhe kompleks kazinoje në kryeqytetin filipinas Manila kanë humbur jetën së paku katër të punësuar, 19 llogariten si të zhdukur, ndërsa 300 mysafir janë evakuar, prej të cilëve disa edhe me helikopter.

Policia bëri të ditur se ende nuk dihet nëse zjarri, mbi të cilin edhe pas pesë orëve nuk është vënë nën kontroll, shpërtheu në kazinon ose në pjesën e hotelit që është duke u rinovuar.

Drejtori i agjencisë për katastrofa Johny Yu deklaroi se së paku gjashtë persona u shtrinë në spital për asfiksim, ku mes të vdekurve janë dy roje.

“Tymi është shumë i dendur dhe po luftojmë me erën. Zjarrfikësit tanë po përballen me vështirësi të mëdha”, deklaroi Yu.

Siç tha, 19 persona llogariten të zhdukur, por konfirmoi se dy të punësuar në repartin për video-mbikqyrje mbetën në hotel dhe ekipet e shpëtimit janë duke tentuar ta arrijnë deri te ata.

Ekipet policore dhe zjarrfikëse bllokuan pjesën rreth hotelit që gjendet në zonën turistike të kryeqendrës filipinase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat