Li Keqiang rizgjidhet kryeministër i Kinës

Azia

Li Keqiang rizgjidhet kryeministër i Kinës

Më: 18 mars 2018 Në ora: 09:41
Kryeministri i Kinës Li Keqiang

Parlamenti i Kinës ka zgjedhur Li Keqiang edhe për një mandat 5 vjeçar si kryeministër i vendit.

Gjatë votimit, Li ka fituar 2,964 vota dhe vetëm dy ligjvënës kanë votuar kundër.

Li, 62-vjeç për nga pozita politike është numri dy në shtet, pas presidentit Xi Jinping, i cili po sahtu është rizgjedhur nga parlamenti.

Kryeministri tradicionlisht ka qenë zyrtari më i lartë ekonomik i Kinës, por presidenti Xi ka marrë shumicën prej funksioneve më të rëndësishme të kryeministrit dhe ai ka emëruar veten në organet drejtuese që mbikëqyrin reformat ekonomike dhe industritë shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat