Arabia Saudite premton bombë bërthamore nëse e bën Irani

Azia

Arabia Saudite premton bombë bërthamore nëse e bën Irani

Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:38
Mohammed bin Salman

Arabia Saudite ka paralajmëruar se do të zhvillojë armë bërthamore nëse rivali i saj, Irani bën një të tillë.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman tha për rrjetinCBS News, se vendi i tij nuk donte të merrte armë bërthamore, megjithatë ajo do të ndodhte is një përgjigje ndaj një veprimi të tillë iranian,

“Por pa dyshim, nëse Irani ka zhvilluar një bombë bërthamore, ne do të ndjekim shembullin sa më shpejt që të jetë e mundur,” shtoi ai.

Irani kufizoi programin e tij bërthamor nën një marrëveshje të vitit 2015 me disa fuqi botërore – por Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kërcënuar të tërhiqet prej saj.

Arabia Saudite dhe Irani kanë kohë që kanë qenë rivalë në Lindjen e Mesme.

Secila prej tyre është e dominuar nga degë të ndryshme të Islamit – Sunitë për Arabinë Saudite, Shia për Iranin – dhe ata kanë mbështetur historikisht fuqitë kundërshtare në konfliktet rajonale.

Në vitet e fundit, tensionet janë përshkallëzuar gjatë luftërave në Siri dhe Jemen, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat