Lufta e të varfërve me jetën: Do të vdesim në “dhomën e gazit” - Bota Sot
Lufta e të varfërve me jetën: Do të vdesim në “dhomën e gazit”

Azia

E premte, 22 qershor 2018

Lufta e të varfërve me jetën: Do të vdesim në “dhomën e gazit”

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:13
ilustrim

Larg nga turma e qytetit të Mumbait të madh, ku jetojnë mbi 18 milionë njerëz, ndodhet periferia e tij Mahul. Por ndryshe reklamat nga periferia, kjo njihet si një "deponi bërrloku" ku, në vend që të shishesh bukurinë natyrore, banorët shikojnë krematoriumin.

Shumica e banorëve të rehabilituar, siç i quajnë ata, gati 30,000 janë njerëz të varfër nga Mumbai, barakat e të cilave janë shkatërruar në mënyrë që autoritetet e qytetit të mund të ndërtojnë shtëpi luksoze.

Ata gjejnë shtëpinë e tyre të re në një nga 72 ndërtesat shtatë-katëshe në lagjen e së cilës ka një rafineri nafte, një termocentral dhe një fabrikë prodhuese për plehrat artificiale. Era e kimikateve përhapet në shtëpinë e tyre dhe kanalizimi rrjedh nëpër rrugë. Spitali më i afërt është pak kilometra larg, dhe njerëzit e sëmurë me maskë fytyre qëndrojnë në radhë të gjata përballë klinikave homeopatike.

Mahul është një qytet ku ndotja e ajrit është mbi kufirin e lejuar. Sipas të dhënave nga hulumtimi, 67.1 për qind e qytetarëve ankohen për humbjen e frymëmarrjes, 86.6 për qind kanë probleme me sytë dhe shikimin, dhe 64.5 për qind po luftojnë me ngulfatjen, shkruan Guardian.

"Në këtë pjesë të qytetit nuk ka shkolla, spitale, farmaci apo ndonjë gjë që do të tregon jetën normale", tha Anita Dhole, një 40-vjeçare që u transferua në Mahul pasi autoritetet e qytetit shkatërruan shtëpinë e saj.

"Ne jemi të rrethuar nga një erë e rëndë nga oxhaqet dhe krematoriumet. Kjo është mënyra se si autoritetet na thonë se na kanë dërguar këtu për të vdekur", tha Dhole.

Zhvendosjet filluan gjashtë vjet më parë pas një vendimi “për të pastruar” pjesën e Mumbai për shkak të nevojave për të ndërtuar një sistem të ri të furnizimit me ujë përgjatë lumit Tansu. Shpejt erdhi një ide e re, interesante, për ndërtimin e një shtegu të gjatë rreth 30 kilometrash për biçikleta dhe shëtitje përgjatë lumit Tanse.

Shtegu Grren Wheels Along Blue Lines ka dy qëllime: të ndalojë ndërtimin e paligjshëm të shtëpive përgjatë lumit dhe të sigurojë një oazë të gjelbër në qytetin e zhurmshëm dhe me plot stres. Punimet duhet të fillojnë në prill dhe planifikohet të zgjasin rreth dy vjet.

Deri më tani, rreth 16,000 njerëz janë zhvendosur dhe 6,000 janë ende duke pritur për rivendosje pasi shtëpitë e tyre do të shemben. Shumica e tyre do të 'rehabilitohen' në Mahul. Për fat të keq, dëbimi me forcë për shkak të rigjenerimit urban, nuk është një fenomen i ri në qytete anembanë botës.

"Gjatë dy dekadave të pushtetit urban, njerëzit e varfër zhvendosen në periferi të qytetit për të mund të ndërtohen shtëpi për të pasurit", tha Rishi Agarwal, një planifikues urban, duke shtuar se njerëzit e zhvendosur u lanë në mëshirën e qytetit.

"Nuk ka objekte themelore siç janë ventilimi në këto zona, nuk është zgjidhur problemi me mbeturina apo transport. Mahul është një ferr i vërtetë," shton ai.

37-vjeçarja Kusum Gangavne humbi prindërit e saj gjashtë muaj pasi i zhvendosën në Mahul. Edhe pse ishin të shëndetshëm, ata me kalimin në periferinë e ndotur të qytetit patën probleme të frymëmarrjes dhe astmë. Ata kanë vdekur brenda disa muajsh, ndërsa vajza e tyre po lufton me një numër problemesh shëndetësore.

"Unë po shes bizhuteritë e nënës sime, për të blerë bukë, por e di se këto para nuk do të zgjasin shumë. Shëndeti po më përkeqësohet dhe më duket se nuk do të më duhen më. Për dallim nga barakat ku kemi jetuar, kjo shtëpi ka mure, banjë dhe kuzhinë, por çfarë na duhen të gjitha këto kur jetojmë në një dhomë gazi ", pyet Gangavne.

Cilësia e ujit është e keqe, dhe shumica  banorëve kanë probleme me sistemin e tretjes. Përkundër kërkesave dhe paralajmërimeve të shumta që vijnë nga të gjitha anët, asgjë nuk ka ndryshuar.

Megjithëse arrijnë paralajmërime për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve, dhe për të siguruar qasje në ujë të shëndetshëm dhe të pijshëm, kritikët nuk presin shumë. Ata theksojnë se autoritetet e qytetit nuk kanë mungesa të parash për të siguruar nevojat themelore të njeriut, por nuk kanë simpati për të varfrit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test