Rrëzohet një aeroplan privat në Iran

Azia

Rrëzohet një aeroplan privat në Iran

Më: 11 mars 2018 Në ora: 19:16
Hartë e Iranit.

Të paktën 11 persona kanë vdekur nga rrëzimi i një aeroplani privat që ishte duke fluturuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Stambollit.

Aeroplani është rrëzuar në jugperëndim të Iranit.

Televizioni shtetëror iranian ka cituar zëdhënësin e organizatës për menaxhimin e emergjencave, Mojtaba Khaledi, të ketë thënë se aeroplani ka goditur malet në Shahr-e Kord dhe është kapluar nga flakët.

Shahr-e Kord është rreth 370 kilometra në jug të Teheranit.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, dhe televizioni shtetëror në Iran kanë thënë se shpëtimtarët janë duke tentuar të arrijnë në skenën e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat