Xi Jinping, president deri në vdekje

Azia

Xi Jinping, president deri në vdekje

Më: 11 mars 2018 Në ora: 09:01
Xi Jinping

(E plotësuar) - Kina ka miratuar heqjen e limiteve të kufizuara për liderin e saj, që në një masë në mënyrë efektive lejon Xi Jinping të mbetet president i përjetshëm.

Ndryshimet kushtetuese u miratuan nga takimi vjetor i Kongresit Popullor Kombëtar të Kinës, këtë të diel.

Vota u konsiderua gjerësisht si një test i vulosjes së këtij fakti. Dy delegatë votuan kundër ndryshimit dhe tre abstenuan, nga 2,964 vota.

Sipas BBC, Kina ka vendosur një kufizim dy-vjeçar ndaj presidentit të saj që nga vitet 1990.

Preisdenti kinez, Xi, megjithatë, sfidoi traditën e paraqitjes së një pasuesi të mundshëm gjatë Kongresit të Partisë Komuniste të Tetorit.

Pas miratimit të këtij amandamenti, Xi Jinping u pa të ketë duartrokitur.

***

Kina është e vendosur të miratojë heqjen e kufizimit të mandateve për udhëheqësin e saj, veprim ky që do të lejojë në mënyrë efektive Xi Jinping të mbetet si president për gjithë jetën.

Kjo lëvizje është pjesë e një sërë ndryshimesh kushtetuese, që pritet të miratohen nga mbledhja vjetore e Kongresit Popullor të Kinës të dielën.

Kina ka vendosur një kufizim me dy mandate ndaj presidentit të saj, që nga vitet 1990. Xi Jinping, megjithatë, sfidoi traditën e paraqitjes së një pasuesi të mundshëm gjatë Kongresit të Partisë Komuniste të Tetorit.

Në vend të kësaj, ai e konsolidoi pushtetin e tij politik, ndërsa partia votoi për të ruajtur emrin dhe ideologjinë politike në kushtetutën e partisë, duke e ngritur statusin e tij në nivelin e themeluesit të saj, Mao Ce Dunit.

Në fund të shkurtit, partia propozoi heqjen e kufizimit të mandateve në detyrë, nga kushtetuta e Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat