IS-i merr përgjegjësinë për sulmin kundër shiitëve në Kabul - Bota Sot
IS-i merr përgjegjësinë për sulmin kundër shiitëve në Kabul

Azia

E diel, 24 qershor 2018

IS-i merr përgjegjësinë për sulmin kundër shiitëve në Kabul

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:15
Kabul, Afganistan, 9 mars 2017.

Një pjesëtar i grupit militant Shteti Islamik hodhi veten në erë në një lagje shiite të Kabulit, duke vrarë së paku nëntë veta, thanë zyrtarët afganë.

Në mesin e të vrarëve është edhe një polic.

Sulmi ndodhi në lagjen Dasht-e Barç.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Nusrat Rahimi, i tha Radios Evropa e Lirë se 18 veta po ashtu janë plagosur në sulm.

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë përmes një deklarate të publikuar në një ueb-faqe të tij.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e dënoi sulmin, duke premtuar se ata që qëndrojnë prapa tij do gjenden dhe do të ndëshkohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test