Sulm vdekjeprurës në një lagje shiite të Kabulit - Bota Sot
Sulm vdekjeprurës në një lagje shiite të Kabulit

Azia

E mërkurë, 19 shtator 2018

Sulm vdekjeprurës në një lagje shiite të Kabulit

Më: 9 mars 2018 Në ora: 10:18
Afganistan

Një sulmues vetëvrasës hodhi veten në herë në një zonë shiite të Kabulit, duke vrarë së paku shtatë njerëz, thanë zyrtarët afganë.

"Shtatë veta janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur në shpërthim", tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.

Nasrat Rahimi, një tjetër zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha se një polic është vrarë.

Sulmi ka ndodhur në zonën Dasht-e Barçi, ndërsa përgjegjësinë nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Qeveria në Kabul, e mbështetur nga Perëndimi, po lufton talibanët dhe militantët e tjerë që nga tërheqja e shumicës së trupave të NATO-s në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test