Kinë, rritje e ndjeshme e eksporteve me 44,5%

Azia

Kinë, rritje e ndjeshme e eksporteve me 44,5%

Më: 8 mars 2018 Në ora: 10:26
Kinë

Eksportet e Kinës janë rritur me 44,5%, krahasuar me një vit më parë, ndërsa importet me 6,3% duke shkaktuar një rritje të vazhdueshme ekonomike, pavarësisht tensioneve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave zyrtare.

“Eksportet kineze kanë arritur një vlerë prej 171,6 miliardë dollarë gjatë muajit shkurt, ndërsa importet një vlerë prej  137,9 miliardë dollarë”, njoftoi Drejtoria Doganore e Kinës.

Megjithatë, këto shifra janë ndikuar nga festat e Vitit të Ri Hënor kinez, që këtë vit filloi më 15 shkurt.

Sipas raportimeve të Pekinit të dhënat kanë treguar një rritje të fuqishme të eksporteve, pavarësisht rritjes së tensioneve tregtare me SHBA-në.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump premtoi se do të vendoste tarifa për importin e çelikut dhe aluminit, duke shkaktuar pakënaqesi në Pekin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat